Pse nxitove, zonja presidente Osmani?
Pse zonja presidente Osmani, nxitove me aq eufori dhe në këto momente jo të favorshme për vendin dhe popullin e këtij vendi, duke e shpërndarë Kuvendin, institucionin më të rëndësishëm të këtij shteti, dhe duke u ndier krenare se jeni duke bërë diçka të mirë, dhe e vlerëson edhe vetë populli se nuk janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore dhe njerëzore për të ardhë deri në këtë pikë.
Gjendja e fundit, që lidhet me zgjedhjen e presidentit-es, në Kosovë, me përceptimin e vetëm se diçka e tillë mund të ndodh edhe në vende tjera, por sëcili vend mund të matet dhe kontrollohet në rrugëtimin e vet, ndërsa të ne, padyshim duket se po merr një kuptim që nuk i përketë këtij vendi.
Duhet t’i marrim parasysh kushtet e njeriut të këtij vendi, dhe detyrat politike të zhvendosen më shumë nga shtrirja e drejtë dhe me një seriozitet në kuptimin e një qeverisje më të mirë dhe më të përgjegjshme, ku njeriu i këtij vendi të dëshmojë se ka mundësi me qenë veprues dhe kontribues më i mirë për vendin e vet.
Është e pamundur që ky popull të harrojë aq lehtë të kaluarën e vet të hidhur dhe të kuptojë se në çfarë gjendje kishte qenë pak kohë më parë, që trajtohej si një qenje e përjashtuar prej botës njerëzore e njëkohësisht jashtë botës së lirë, prandaj nuk duhet dhe nuk ka kuptim që të dështojmë në këtë mënyrë dhe të ngremë shqetësimin dhe dyshimin se kjo shoqëri nuk është e aftë të vetëqeveris vetëvetën.
Dhe në këtë këndvështrim të ekzistencës së shoqërisë tonë ka shumë vërejtje të bazuara në fakte, të cilat duhet ti korigjojmë dhe gjykojmë në mënyrë të drejtë, nëse kjo shoqëri duhet të zhvillohet dhe inkuadrohet në nivelin e shoqërive të tjera, por para se gjithash, duke e respektuar vlerën e njeriut të vet, që mund të vlerësohet nga shumica e qytetarëve të këtij vendi.
Sigurisht që mundemi edhe ne, si shoqëri e re demokratike të nisemi nga imazhi i botës bashkëkohore, sipas së cilës do të lëvizte drejt një pikësynimi më të mirë dhe sipas modeleve evropiane, duke marrë parasysh ato vlera që e drejtojnë historinë tonë më drejtë dhe më qartë në rrugën e saj evropiane dhe euroatlantike.
Domethënja e kësaj gjendje të cilën e kemi përpara është dëshpruese, dhe pa pikë dyshimi duhet të ia drejtojmë gishtin kokës së lidershipit tonë, pavarësisht pozitë dhe opozitë, për ta gjetur modulin dhe jo vetëm në këtë pikë të zgjedhjes së presidentit-es, por për ta gjetë edhe modulin e ardhmërisë më të sigurtë të këtij vendi, sepse dispozicioni i jonë si shtet i lirë dhe demokratik, kurrë nuk ka qenë ndonjëherë i tillë, për të qenë zot të vetëvetës.
Si asnjëherë tjetër kjo shoqëri po prodhon aq shumë urrejtje dhe vrazhdësi në mes subjekteve partiake dhe përsonale, dhe po prodhon ndarje të turpshme me një përmbajtje të prekshme për shoqërinë dhe kombin tonë, duke e humbur besimin në njëri-tjetrin dhe vlerën e ekzistencës së shoqërisë tonë, të cilin element do ta dëshironte me çdo kusht vetëm armiku i jonë i përbashkët.
Populli i Kosovës, si kurrnjëherë tjetër e ka dalluar pikën e vet të dobët dhe imazhin e keq nga qeverisjet e më mëhershme, i cili e ka mundësinë dhe kapacitetet e veta për të vepruar dhe ndryshuar gjendjen e vet, duke marrë mbi vete përgjegjësitë dhe faktin mbi të cilin bazohet çdo zhvillim i ardhshëm i një vendi dhe shoqërie.
Nuk ekziston askund një pushtet që të ketë « a priori » domethënjë dhe vlerë, nëse nuk e merr domethënjen e vet përmes njeriut që ndërgjegjësohet për këtë pushtet, por shembullin e një opozite që po e përbys lirinë dhe rrolin e opozitarizmit të vet në Kosovë, nuk ka ekzistuar asnjëherë më parë.
Dhe e gjithë kjo, jo nga nevoja apo tendenca për t’a kthyer gjendjen jo të mirë në një modul dhe mirëqenje më të begatshme, por vetë kjo opozitë e dha shembullin më të keq kur ishte në pushtet, veprimet e së cilës ishin të lidhura me domethënjën e një helmimi dhe shkatërrimi të imazhit të kësaj shoqërie, duke e sjellë vendin në një mjerim të skajshëm nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Prandaj, zonja presidente në fillim të mandatit të presedentës ishe krejt tjetër, që përfaqësoje mundësinë e diçkaje të mirë dhe pozitive për këtë popull dhe vend, me ç’rast edhe populli shqiptar i Kosovës t’a dha besimin dhe të vlerësoi si njërën më të votuar femër në historinë e këtij vendi.
Zonja presidente, si erdhëm në këtë situatë të pa merituar si popull, dhe në vend që të ndieni keqardhje, e thuani të kundërtën, se ndjehesh krenare për shpërndarjen e Parlamnetit, në këto rrethana nuk e di se kush nga ky popull e ndien vetën mirë, duke shkuar në zgjedhje të njëpasnjëshme, të cilat po i kushtojnë me të madhe buxhetit të Kosovës, dhe ardhmërisë së këtij vendi.
