OPINIONTË FUNDIT

A janë këto klithmat e fundit të Ali Ahmetit!?

Që nga ardhja në pushtet, BDI-ja për mbi dy dekada rresht, në zgjedhjet komunale, por edhe në ato parlamentare, vetëm i ka rëcikluar premtimet pa mbulesë mbase ato nuk u realizuan. AKI-ja, në mungesë të argumenteve, ka filluar një fushatë me nervozizëm dhe të ashpër, me kritika, ofendime dhe denigrime kundër VLEN-it, me qëllim shtrembërimin dhe minimizimin e punës së mirëfilltë që ajo po bënë në këtë mandat qeverisës.

Kritikat mes politikanëve janë mëse normale, në veçanti gjatë fushtave zgjedhore, sepse ata mes veti konsiderohen si kundërshtar poltikë. Më të zëshëm në këto kritika, janë Ali Ahmeti dhe satelitët e tij Sela, Taravari, Skender Zejdi, dhe jo vetëm, duke marrë në shënjestër poltikanët e VLEN-it dhe kryeministrin Mickovski. Me ardhjen e Mickovskit në krye të Qeverisë, ai nuk pranoi të bëjë më koalicion me BDI-në dhe refuzoi bashkëpunimin me Ali Ahmetin, duke koalicionuar me VLEN-in. Mendoj se, kjo edhe është arsyeja kryesore dhe e vetme pse Ahmeti bënë propagandë të rreme kundër VLEN-it dhe Mickovskit, respektivisht se ai nuk është më në pushtet, mbase po vjen koha e përgjegjësisë dhe llogaridhënjes.

Edhe përkundër kritikave të AKI-së dhe Ali Ahmetit, i cili është aktiv si asnjëherë më parë, kundër VLEN-it, VLEN-i për një vit e gjysmë sa është në pushtet, ka treguar seriozitet, punë dhe përkushtim, pa afera korruptive, që po i pengon AKI-së, sepse dallimi në qeverisje mes BDI-së dhe VLEN-it, është flagrant, mbase, derisa zyrtarët e BDI-së luanin fudball nëpër zyret e ministrive, VLEN-i tani po merret me punë serioze në interes të qytetarëve.

Se morali politik në koalicionin e AKI-së, kur është në pyetje pushteti, e jo shteti, nuk ekziston, tregojnë replikat armiqësore dhe hasmëritë që në vazhdimësi i kanë patur mes veti liderët e AKI-së. Me këtë rast do t’ia përkujtoj opinionit disa nga replikat dhe urrejtjet mes lidrëve të tyre. Derisa ishte kryetar i ASH-ës, Zijadin Sela kërkonte nga Ahmeti që » t’a ndalte zullumin, se « pushteti është qëllimi kryesor i tij », se « nuk e kishte problem Ahmeti që në zgjrdhjet lokale të bëhet bashkë edhe me dreqin, vetëm e vetëm që t’a mbajë pushtetin », kurse Taravari për Ahmetin thoshte se » Ali Ahmeti ka probleme reale shëndetësore dhe se edhe me djallin mund të bëjë koalicion, por se me BDI-në, jo ». Kurse Ali Ahmeti, duke aluduar edhe në njerin edhe në tjetrin, në një emision televiziv, kishte deklaruar se » me horra nuk ulem, me horra, jo. Edhe përkundër këtyre ofendimeve, nënçmimeve dhe denigrimeve të ndërsjella mes lidershipit të AKI-së, ata pa kurfar turpi, u bënë bashkë, vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet, çfar ironie !

Sëkëndejmi, shtrohet edhe pyetja se, AKI-ja, a është koalicion i natyrshëm, i qëndrueshëm dhe i shëndosh, apo koalicion artificial, i shantazheve dhe zorit ?! Kjo tregon se edhe përkundër urrejtjeve dhe denigrimeve publike mes liderëve të AKI-së, lufta për pushtet është e pamëshurshme, brutale dhe e pamoralshme. Fatkeqësisht, ka politikan që ate çka e pshtynë, edhe e lëpinë!

Tani Ali Ahmeti, për t’i forcuar rradhët e AKI-së, bënë thirjje për të ashtuquajturën « beslidhje shqiptare » ?! Çfar beslidhje kërkon Ali Ahmeti me politikanët e tij të komromituar, kur dihet se janë të pabesë, me politikan dhe zyrtar të lartë të BDI-së të zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar, me zyrtar në listën e zezë të SHBA-ve ? Kush mund t’iu bashkohet kësaj beslidhje përveç Selës, Taravarit, Skender Zejdi etj, të cilët tradhtuan partinë dhe anëtarësinë, që tani janë shndërruar në vagona të zbrasta të llokomotivës me qymyr të BDI-së !

Paqëndrueshmëria e qëndrimeve dhe deklaratave të Ali Ahmetit, dolën në shesh edhe gjatë intervistës së tij në Klan Kosova, që i përngjau një monologu, mbase përballë kishte një gazetare e cila në vend t’i bënte pyetje përmbajtësore, ajo ia mundësoi Ahmetit të flasë « sallamadi ».Në këtë intervistë, Ali Ahmeti u lavdërua për të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit, edhe pse konsideroj se asnjëherë nuk arriti t’a implementojë, përveç disa improvizimeve gjysmake, të cilat më tepër i komplikuan gjërat sesa i zgjidhën. Demagogjia i doli në pah, kur foli për përdorimin e gjuhës shqipe duke ia lënë fajin VLEN-it, mirëpo dihet se turpin e mbanë BDI-ja me Ali Ahmetin, sepse në Kushtetutëne RMV-ës, gjuha shqipe ende identifikohet me gjuhën që e flasin 20% e popullatës, që Ahmeti nuk e ndryshoi për mbi dy dekada, mbase nuk kishte kohë, sepse merrej me korrupsion.

Po ashtu, Habitë deklarata e Ali Ahmetit kur thot se Albin Kurti duhet t’i kërkojë falje shiptarëve sepse ia mbanë anën kryeministrit Mickovski !? Çfar ironie ! Çfar manipulimi me opinionin! Më duhet të theksoj se, Kurti nuk ia mbanë anën Mickovskit, por ai po i përkrahë ndryshimet, politikanët që qeverisin me duar të pastra, që i mbajnë premtimet, siç është VLEN-i, kurse Ali Ahmeti duhet të turpërohet për karierën e tij politike, të cilën e vuri në funksion të korrupsionit dhe krimit të organizuar, në veçanti kur ishte në pushtet edhe me partinë e Mickovskit, të cilin tani e kritikon, e që atëherë VMRO – DPMNE-n e quante partner të besueshëm. Se në deklaratat e tij, vërehet se e ka humbur busollën, vërteton fakti se, ditë më parë Ahmeti theksoi se Mickovski një ditë do t’ua merr gjuhën dhe flamurin shqiptarëve. Këto deklarata janë të pamatura dhe populiste, që për qëllim kanë të shpërndajë propagandë të rreme në opinion për një grusht votash. Mirëpo, ajo kohë kaloi, tani e tutje, për asnjë çmim, nuk ka më kthim mbrapa.

Në tubimin e AKI-së në Bogovinë, lideri i saj Ali Ahmeti, adresoi kritika të ashpra për implikimin e Mickovskit në përkrahjen e kandidatëve të VLEN-it, me theks të veçantë se, siç thot ai, si mund të zgjidhet kryetari i komunave me shumicë shqiptare me votat e madenonëve. Po ashtu Ahmeti në këtë tubim, bëri thirrje për unitet dhe përkushtim në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve. Në këtë kontekst, dëshiroj t’ia përkujtoj Ahmetit se, në gjitha zgjedhjet lokale – komunale, BDI-ja, pa përjashtim, për mbi dy dekada, e ka patur përkrahjen e parezervë të votave të partive maqedone, VMRO – DPMNE-s dhe LSDM-ës, me të cilat ka bashkqeverisur BDI-ja, dhe askush nga opozita shqiptare nuk e ka dramatizuar këtë çështje, kurse tani Ahmeti, kur përkrahet VLEN-i nga partia me të cilën bashkqeverisë VMRO-DPMNE, po derdh lot krokodili. Këtu ka diçka që nuk shkon.

Kurse, sa i takon thirrjes së Ahmetit për unitet ndërshqiptar, edhe kjo nuk qëndron dhe është një farsë elektorale, sepse maksima e veprimit politik të BDI-së ka qenë, « përçaj dhe sundo » për të qeverisur vet, lirshëm dhe pa konkurencë politike. Kështu ndodhi me partinë BESA, të cilën, përmes intrigave, e përçau dhe e ndau në BESA dhe Alternativa, pastaj e fragmentoi ASH-ën, fillimisht duke e « kidnapuar » Zijadin Selën dhe pastaj, përmes shantazheve, Arben Taravarin, dhe kjo vazhdoi duke e joshur Skender Rexhepi Zejdi, Arianit Hoxhën ……… duke i shndërruar këta në argat dhe vazal, të cilët në ço tubim kritikojnë VLEN-in, me të cilët deri dje ishin bashkë.

Po ashtu, dëshiroj të thekoj se, Mickovskin, të cilin Ali Ahmeti po e kritikon aq shumë, para zgjedhjeve parlamentare të fundit, Ali Ahmeti i kishte dërguar disa herë telallë, duke i ofruar koalicion Mickovskit, madje pa kushte, duke hequr dorë edhe nga posti i kryeparlamentarit shqiptar, vetëm e vetëm që BDI-ja të ngelë në pushtet. Mirëpo si po duket, Mickovski ka vendosur që BDI-në (AKI-në) t’a lenë në opozitë, duke e izoluar nga pushteti që e keqpërdori për dy dekada.

Sëkëndejmi, BDI-ja në krye me Ali Ahmetin, për mbi dy deka ka qenë e vetmja parti shqiptare në pushtet, duke bashkqeverisur herë me VMRO-DPMNE-n, herë me LSDM, dhe nuk kishte kritika, mbase, derisa zyrtarët e BDI-së merreshin me korrupsion dhe krim të organizar, maqedonët ndërtonin dhe forconin shtetin e tyre.

Prandaj, konsideroj se BDI-ja, nuk është më e denjë t’i mbrojnë dhe avancojnë interesat dhe të drejtat e shqiptarëve, sepse ndër dekada humbi momentumin historik duke dështuar t’i zgjidh ato, mbase përmes gjuhës populiste dhe nacionaliste nuk ofroi asnjë projekt ndërshqiptar, përveç se me politikat e gabuara ia humbi perspektivën të rinjëve, që rezultoi me shpërngulje masive të shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *