POLITIKATË FUNDIT

Petkoviq: Qeveria e Kosovës po provokon luftë, duan t’i dëbojnë serbët nga Kosova

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, po zhvillon një bisedë me të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë drejtori i Zyrës së ashtuquajtur e Kosovës në Serbi, Petar Petkoviq.

Sipas tij, Vuçiqi e ka paralajmëruar Lajçakun për të gjitha pasojat e sjelljes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Për incidente dhe provokime që mund të kthehen në krizën më të madhe. Dhe se me veprimet e tyre duan t’i dëbojnë serbët nga Kosova dhe të provokojnë luftë”, tha Petkoviq, raportoi Danas.

Ndërsa, ka përmendur vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës në ndërtesën e komunës, Petkoviq ka thënë se do të qëndrojë aty sa të jetë Atiqi kryetar, e që sipas tij, “kjo do të thotë jo për shumë kohë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *