BOTATË FUNDIT

Ministrat izraelitë për vendimin e GJND-së: S’ka nevojë të na jepen leksione morali

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka hedhur poshtë vendimet e GJND-së që Izraeli të bëjë më shumë për të siguruar parandalimin e çdo akti që mund të konsiderohet gjenocid.

“Shteti i Izraelit nuk ka nevojë t’i jepet leksione morali për të bërë dallimin midis terroristëve dhe popullsisë civile në Gaza”, shkroi ai në mediat sociale, duke e quajtur padinë e Afrikës së Jugut “antisemitike”.

“IDF dhe agjencitë e sigurisë do të vazhdojnë të operojnë për të çmontuar aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të organizatës terroriste Hamas dhe për të kthyer pengjet në shtëpitë e tyre. Unë kam besim të plotë në trupat tona”, tha ai, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, gjithashtu u shpreh në mediat sociale se vendi i tij ishte i përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar dhe ekzistonte “i pavarur nga çdo procedurë e GJND-së”, ashtu si “e drejta e Izraelit për të mbrojtur veten”.

Pas vendimit të GJND-së, ai i tha ekipit ligjor të Izraelit: “Ju keni përfaqësuar Izraelin dhe popullin hebre me nder. Ju na keni bërë krenarë”.

OKB nis hetim ndaj disa punëtorëve që dyshohet se kishin gisht në sulmet në IzraelRead more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *