BOTATË FUNDIT

Publikohen pamjet dramatike të bombardimit me armë ndezëse të qytetit të Bakhmutit

Rusët po vazhdojnë të sulmojnë qytetin lindor ukrainas, Bakhmutin, i cili është bërë synimi kryesor i presidentit rus, Vladimir Putin.

Korrespondenti i Financial Times, Christopher Miller ndau një video të forcave ruse duke sulmuar me armë ndezëse qytetin e Bakhmutit.

Pamjet fillimisht u publikuan nga forcat e operacioneve speciale ukrainase.

Prigozhin paralajmëron Putinin: Nëse nuk na jepni municione deri më 10 maj, Wagner do të largohet nga Bakhmuti
Lexo po ashtu
Prigozhin paralajmëron Putinin: Nëse nuk na jepni municione deri më 10 maj, Wagner do të largohet nga Bakhmuti
“Bakhmuti tani. Armiku vazhdon të shkatërrojë qytetin dhe ne vazhdojmë ta mbrojmë atë!”, shkruanin forcat ushtarake ukrainase.

Kujtojmë se shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin njoftoi të premten se ‘ushtarët e tij’ do të largohen nga qyteti ukrainas i Bakhmutit më 10 maj, sepse po iu mungon municioni.

Ai ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin se do t’i largojë mercenarët pasi që nuk dëshirojnë të vazhdojë luftën pasi që luftëtarëve po iu mungon municioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *