BOTATË FUNDIT

Bilanc tragjik në Rusi, 21 viktima nga zjarret

Të paktën 21 persona raportohen të kenë humbur jetën si pasojë e vatrave gjigante të zjarrit që kanë përfshirë rajonin e Uraleve në Rusi.

Autoritetet janë ngritur në këmbë pasi dyshojnë se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, teksa shtojnë se bilanci i viktimave mund të rritet më tej pasi ka shumë njerëz që mungojnë në apel.

Ministri i Emergjencave në rajonin e Kurgan informon se 46 persona të dyshuar janë ndaluar për zjarret, teksa hetimet kanë nisur për 7 prej tyre.

Zjarret jashtë kontrollit prej vitesh kanë zhuritur Rusinë sidomos gjatë muajve të nxehtë, por ato janë shtuar ndjeshëm prej vitit 2021, ku vendi u përball me një nga situatat më të rënda që shkatërroi 18 milionë hektarë me pyje. /A2CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *