TË FUNDIT

Gashi: Paraqitja e Thaçit ishte më shumë e një burrështetasi sesa e një të akuzuari

Gashi: Paraqitja e Thaçit ishte më shumë e një burrështetasi sesa e një të akuzuari

Opinionisti Astrit Gashi ka lavdëruar paraqitjen e sotme të ish-presidentit Thaçi në Gjykatën Speciale.

Gashi ka thënë se kjo paraqitje, më shumë ngjasonte me atë të një burrështetasi sesa të një të akuzuari, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj, ai pohoi se sikur Thaçi mos të ishte në bankën e të akuzuarit ai do të duartrokitej për atë deklarim.

“Paraqitja e Thaçit..ishte më shumë një paraqitje e një burrështetasi sesa e një të akuzuari aty dhe këtë e them në kontekstin pozitiv. Thaqi si i ri dhe më vonë në karrierën e tij politike ka bërë përvojë të jashtëzakonshme dhe di të artikulohet si burrështetas. Kjo më bëri përshtypje më shumë…

Sikur mos të ishte në atë bankën si i akuzuar atje do e quanim fjalim të mirë prej një burrështetasi i cili na e rikthen pak historinë e Kosovës, pjesë të cilën e gjej pak edhe te Rexhep Selimi, te pjesa e fjalimit se si iu bashkangjit luftës e cilët kanë qenë pasojat…besoj që kjo gjykatë në njëfar forme përpos kontektit politik e kritikave që kemi, mu duk sikur po e dëgjoj edhe njëherë historinë e luftës së Kosovës”, tha ndër tjerash ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *