POLITIKA

Bakiu: VLEN dominon te votuesi shqiptar

Koalicioni opozitar VLEN – tashmë ka marrë ftesë nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 8 majit. Bashkim Bakiu nga koalicioni VLEN për TV Telma ka deklaruar se është normal të kemi komunikim me te gjitha subjektet politike qe funksionon ne vend dhe qe janë garë, por thekson se: “për momentin jemi te fokusuara te rezultatet e 8 majit”, informon PRESSonline.al

“Është normale të ekzistoj dhe të kemi komunikim me të gjitha subjektet politike që veprojnë në vend dhe që janë në garë. Për momentin jemi të fokusuara te rezultatet e 8 majit, jemi koalicioni që dominon te votuesi shqiptar. Ne kemi kufijtë tona, linjat e kuqe të cilat duhet të zbatohen për pjesëmarrjen në çdo qeveri. Një është heqja referencës 20 për qind për gjuhë shqipe dhe ndryshimet kushtetuese të cilat aktualisht janë frenë për integrimin e vendit në BE”, tha Bakiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *