TË FUNDIT

Drecun: Në Hagë do të dëshmohet që UÇK-ja ishte organizatë kriminale

Drecun: Në Hagë do të dëshmohet që UÇK-ja ishte organizatë kriminale

Kryetari i komisionit parlamentar për Kosovën në Serbi, Millovan Drecun ka komentuar gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë ÇIirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Ai ka thënë se pala serbe ka dhënë një kontribut vendimtar për të dëshmuar se ishte një ndërmarrje e përbashkët kriminale.

Sipas tij, janë identifikuar 159 burgje të paligjshme të UÇK-së, prej të cilave gjashtë ishin në territorin e Shqipërisë.

“Kemi identifikuar 159 paraburgime, gjashtë prej të cilave në Shqipëri dhe kemi ofruar të gjithë dokumentacionin. Ata kontrolluan dyzet e më shumë vende, aktakuza bazohet në to. Pastaj thanë se krimet do të lidheshin më lehtë përmes atyre paraburgimeve”, tha Drecun.

Ai gjithashtu ka shtuar se në Hagë do të dëshmohet që UÇK-ja ishte jo veç terroriste, por edhe organizatë kriminale.

“Besoj që do të provohet se janë kryer krime të tmerrshme dhe që kjo organizatë jo vetëm që është terroriste por edhe kriminale, ashtu si i gjithë tregimi i shtetit të vetëquajtur të Kosovës shtrihet mbi këto krime të tmerrshme që janë kryer,”, tha Drecun.

Kujtojmë se sot në Hagë është mbajtur dita e dytë e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ata në fjalën e tyre para antarëve të trupit gjyqësorë janë deklaruar të pafajshëm./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *