TË FUNDIT

AUV-i ua dërgon gjobat me postë, shkelësve të Ligjit kundër duhanit

AUV-i ua dërgon gjobat me postë, shkelësve të Ligjit kundër duhanit

Agjencia e Ushqimit dhe Vetenarisë ka filluar të dërgojë gjoba me postë shkelësve të Ligjit kundër Duhanit.

Sipas njoftimit nga AUV, është bërë e ditur se shkelësit e ligjit, posa ti pranojnë gjobat duhet ta bëjnë pagesën, në të kundërtën ndiqen me përmbarues.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka filluar dërgimin e gjobave me postë, për subjektet të cilat janë gjobitur për shkelje të ligjit për kontrollin e duhanit. Po sa ti pranojnë gjobat duhet të kryejnë pagesat ne të kundërtën do të ndiqen përmes mekanizmit shtetërorë përmbarimorë. Nga tani e tutje të gjithë shkelësit e hasur gjatë inspektimeve do të gjobitën me fletë gjobë mandatore, e cila mund të paguhet direkt në secilën bankë përmes bar-kodit, numrit unik qe mban secila fletë gjobë”, thuhet në komunikatë.

Me 16 Shkurt të këtij vitit ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se do të ketë zero tolerancë ndaj pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *