TË FUNDIT

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Si shkak i këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur saktësisht në Slivovë, transmeton lajmi.net.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”ka thënë ajo./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *