POLITIKATË FUNDIT

Natasha Gaber-Demjanovska përsëri në krye të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë

Gjykata, gjyqesor
Foto e edituar nga: Portalb.mk

Natasha Gaber-Demjanovska është rizgjedhur për Drejtoreshë të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë. Gaber-Demjanovska është zgjedhur me tetë vota për dhe një abstenim në seancën e sotme të Këshillit drejtues të Akademisë, raporton MIA.

Në garë për drejtor të Akademisë ishin edhe tre kandidatë, gjykatësit Nenad Saveski, i cili mori tre vota për, pesë kundër dhe një abstenim dhe gjykatësi Andrej Dimovski, për të cilin ishin nëntë vota kundër. Gjykatësja Emilia Shopar-Jovanova nuk është votuar, për shkak të mosplotësimit të kushteve.

Ky është mandati i dytë katërvjeçar i Gaber-Damjanovskës. Ajo është ish-gjykatëse kushtetuese dhe drejtoreshë e Institutit për Kërkime Juridike Sociologjike dhe Politike dhe për herë të parë u zgjodh drejtoreshë e Akademisë në nëntor 2018.

Në pajtim me Ligjin për Akademi për gjykatës dhe prokurorë publikë, drejtoresha Natasha Gaber ka kryer detyrën deri më 30 nëntor 2022, ndërsa Këshilli administrativ i Akademisë, i cili një ditë më parë mbajti seancën konstituive, emëroi Zoran Gerasimovskin, anëtar të Këshilli Drejtues, si ushtrues detyre i drejtorit të ASJO, i cili dha dorëheqje të parevokueshme pesë ditë më vonë për arsye personale.

Këshilli drejtues në seancën e 188-të më 5 dhjetor solli vendim me të cilin për u.d. i Akademisë e emëron Besir Aliun, anëtar të Këshillit drejtues të Akademisë dhe prokuror publik të Prokurorisë themelore publike të Tetovës.

F1 C Send an email 17:04, 09-12-2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *