TË FUNDIT

Memli Krasniqi pret nga jashtë Speciales nisjen e gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së

Memli Krasniqi pret nga jashtë Speciales nisjen e gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së

Pas pak në Gjykatën Speciale do të fillojë gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së.

Bashkë me diasporën shqiptare atje, është edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, shkruan lajmi.net.

Ky i fundit ka bërë me dije se është i shoqëruar nga Urain Ismaili e Abelard Tahiri.

“Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë.

Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *