TË FUNDIT

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së vjen në objektin e Gjykatës Speciale

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së vjen në objektin e Gjykatës Speciale

Mbrojtja e të akuzuarve ka filluar të vijë në Gjykatën Speciale.

Deri tani është parë të kenë arritur avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe si dhe ai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ben Emmerson.

Po ashtu, aty ka arritur edhe kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova, raporton KosovaPress.

Në Gjykatën Speciale fillon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se kanë kryer krime lufte.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ndërsa në mbështetje të tyre, në prag të fillimit të gjykimit, në Prishtinë është mbajtur një marsh.

Ndërkaq sot në Hagë, në afërsi të objektit të Gjykatës Speciale, shqiptarë të diasporës do të mblidhen në një protestë paqësore për të treguar mbështetjen e tyre për të akuzuarit si dhe luftën e UÇK-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *