TË FUNDIT

Abazoviq gëzohet me humbjen e Gjukanoviq-it: Mision i përfunduar, do të punojmë bashkë me Milatoviq

Abazoviq gëzohet me humbjen e Gjukanoviq-it: Mision i përfunduar, do të punojmë bashkë me Milatoviq

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka uruar Jakov Milatoviq pasi rezultatet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale e vendosin atë si fitues të zgjedhjeve.

“Përgëzoj Jakov Milatoviqin për zgjedhjen e tij si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi! Misioni i përfunduar. Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur përpara. Ne do të punojmë së bashku për një shtet evropian, qytetar dhe ekologjik”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Jakov Milatoviq, kandidati për kryetar të Lëvizjes Evropa Tani, po kryeson bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, tregojnë rezultatet preliminare.

Ai po mund Milo Gjukonaviqin, presidentin aktual të Malit të Zi dhe njëherit edhe rivalit politik të Abazoviqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *