TË FUNDIT

Arrestohen edhe tre persona të tjerë për rastin e tentim-vrasjes tek “Bregu i Diellit”, të gjithë 19 vjeç

Arrestohen edhe tre persona të tjerë për rastin e tentim-vrasjes tek “Bregu i Diellit”, të gjithë 19 vjeç

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur në katër numri i personave të arrestuar për tentim-vrasje.

Njësia e hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë sot ka arrestuar edhe tre persona të dyshimtë, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin tentim-vrasje që ka ndodhur dje në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Të tre personat e arrestuar janë të moshës 19 vjeçare, transmeton lajmi.net.

I të njëjtës moshë është edhe i dyshuari i arrestuar dje në lidhje me këtë rast.

Njoftimi i plotë:

Informacion shtesë:

Prishtinë 5 mars 2023 -Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, sot i ka arrestuar edhe tre personave të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin tentim vrasje që ka ndodhur dje në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.

Hetimi filletar dhe sqarimi i rrethanave rreth rastit, nga ana e hetuesve ka rezulltuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar :R. I, mashkull, 19 vjeç dheG. H, mashkull, 19 vjeç.
Po ashtu masa e arrestit policor i është shqiptuat edhe njërit prej personave të lënduar:
A.V, mashkull, 19 vjeç,
i cili po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK.
_______________________________________
Informacion shtesë:
Menjëherë pas raportimit të rastit nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të Përgjithshme, është identifikuar dhe arrestuar njëri nga personat e dyshuar.
I dyshuari:
D.B, mashkull 19 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Aktualisht hetuesit janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë.
____________________________________________
Me datën 04.03.2023 rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *