TË FUNDIT

Pesë të lënduar nga një aksident rrugor në Gllarevë të Klinës

Pesë të lënduar nga një aksident rrugor në Gllarevë të Klinës

Pesë persona raportohet të jenë lënduar nga një aksident në fshatin Gllarevë të Klinës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, përcjell lajmi.net.

Gashi ka pohuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërsa pesë persona kanë pësuar lëndime.

Fillimisht ata janë dërguar për trajtim në Klinë, e më pas edhe në spitalin rajonal të Pejës. Tutje bëhet e ditur se katër prej tyre janë liruar, ndërsa një nga ata po vazhdon trajtimin.

“Rreth orës 18:52, policia ka pranuar informatën se në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF në Klinë e më pas edhe në spitalin rajonal në Pejë. Katër persona janë liruar në shtëpi, njëri po trajtohet ende”, tha Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *