TË FUNDIT

Kurti për cakërrimin e gotave me Haradinajn: Mendoj se bëra mirë, aty është shkruar historia

Kurti për cakërrimin e gotave me Haradinajn: Mendoj se bëra mirë, aty është shkruar historia

Kryeministri Kurti vijon të thur elozhe për Epopenë e Dukagjinit dhe ish-kryeministrin Haradinaj.

Ai tha se do të ishte e pakuptimtë që të mos cakërronte gotën me raki me të parin e AAK-së, pasi ai është dëshmitar i gjallë i asaj beteje, përcjell lajmi.net.

Ndër tjerash, Kurti e cilësoi si të jashtëzakonshme atë situatë.

“Nëse e ka fjalën për atë dollinë me kryetarin e AAK-së, ajo ishte në 25 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit. Pra ishte një situatë e jashtëzakonshme. E aty zoti Haradinaj, që ka qenë edhe pjesëmarrës në luftë, ishte edhe i zoti i shtëpisë. Unë kam mundur edhe të mos shkoj por mendoj e do të ishte gabim. Nëse kam shkuar, atëherë është gabim nëse nuk cakërroj gotat”, tha ai në RTV Dukagjini.

Kujtojmë se Haradinaj, javëve të fundit i ka dalë goxha në mbështetje shefit aktual të ekzekutivit, sidomos në çështjen për planin evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *