TË FUNDIT

Arrestohen pesë persona në Viti, po kontrabandonin duhan

Arrestohen pesë persona në Viti, po kontrabandonin duhan

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë ndaluar tri vetura me mall të kontrabanduar (duhan) në rajonin e Vitisë.

Me urdhër të gjykatës janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur një sasi e konsiderueshme e cigareve të llojeve të ndryshme.

Pas kësaj, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshimtë, njëri nga ta shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit në këtë rast janë dërguar në mbajtje.

Veturat dhe malli janë sekuestruar për hetim të mëtejmë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *