POLITIKATË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për Kosovën

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo në rrjetin social X, ka shkruar se vendimi tashmë është nënshkruar.

“Falënderoj presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në “X”, njohur më parë si Twitter.

Që nga 1 janari Kosovës iu liberalizuan vizat nga Bashkimi Evropian.

Ditë më parë, vizat Kosovës ia hoqi edhe Spanja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *