TË FUNDIT

Haradinaj tha se Kurti ka kimi serbe, ironizon Mushkolaj: Gjeni – si të jetë shkencëtar

Haradinaj tha se Kurti ka kimi serbe, ironizon Mushkolaj: Gjeni – si të jetë shkencëtar

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt kundrejt kryeministrit Kurti, rreth asaj se ky i fundit ka një kimi serbe.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mushkolaj ka thënë se Haradinaj po sillet si shkencëtar, përcjell lajmi.net.

“Ramush Haradinaj shfaq të tjera talente. Si të jetë shkencëtar, thotë se kimia, përbërja e Albin Kurtit është pak serbe. Bravo. Njeri gjeni, vëlla!”, shkroi ai.

Kujtojmë se kreu i AAK-së, mbrëmë në një paraqitje televizive në Tëvë1 potencoi se Kurti ka kimi serbe, derisa për arsyetim mori pretendimin për lidhje me disa OJQ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *