TË FUNDIT

NATO thirrje Kosovës e Serbisë: Është koha për kompromis

NATO thirrje Kosovës e Serbisë: Është koha për kompromis

Mircea Geoana, zëvendës-ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, është deklaruar rreth takimit të 18 Marsit në Ohër.

Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, ai ka thënë se si Prishtina, ashtu edhe Beogradi duhet të gjejnë zgjidhje, duke bërë kompromis, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj, ai ka thënë se angazhimi i institucionet që përfaqëson, nuk do të ndalet asnjëherë sa i përket stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.

“Është koha për të dyja palët që të bëjnë kompromise. Angazhimi ynë për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe KFOR-in, është i fortë”, ka shkruar Geoana në Twitter.

Good to speak again w/ 🇪🇺 SR @MiroslavLajcak. #NATO strongly supports ongoing diplomatic efforts w/ Belgrade & Pristina led by the #EU. It’s time for both sides to make compromises. Our commitment to lasting stability in the W. Balkans, including through @NATO_KFOR is rock-solid.

— Mircea Geoana (@Mircea_Geoana) March 15, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *