TË FUNDIT

Policia e zë ferizajasin në 04:00 të mëngjesit duke vozitur i dehur

Policia e zë ferizajasin në 04:00 të mëngjesit duke vozitur i dehur

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 04:20 në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, saktësisht në fshatin Saraishtë ka ndaluar shoferin i cili ishte duke drejtuar veturën e udhëtarëve nën ndikimin e alkoolit me 0.94 promila.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet E.K (M/K) i moshës 37 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 200 euro , 2 pikë negative dhe gashtë (6 ) muaj masë mbrojtëse ,heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos drejtojnë automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, apelon policia. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *