TË FUNDIT

Oliver Varhelyi takon Bislimin, kërkon që dialogu të jetë i sukseshëm

Oliver Varhelyi takon Bislimin, kërkon që dialogu të jetë i sukseshëm

Komisionieri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ditën e sotme e ka nisur me një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi që është edhe kryenegociator i Kosovës në bisedimet me Serbinë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter.

“Nisja e ditës me Besnik Bislimin, duke diskutuar agjendën e reformave të BE-së dhe detyrat përpara nesh dhe se si Komisioni do të jetë në gjendje të ndihmojë zbatimin e rezultateve kur dialogu Beograd – Prishtinë të jetë i suksesshëm’’, ka shkruar Varhelyi.

Starting the day with DPM @BislimiBesnik discussing the EU reform agenda and tasks ahead of us & how the Commission will be able to help the implementation of the results when the #Belgrade#Pristina dialogue is successful. pic.twitter.com/QFglcv2bKF

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 4, 2023

Theksojmë se Kosova dhe Serbia sot do të zhvillojnë raundin e ri të dialogut në Bruksel, i pari që prej dakordimit për marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit të saj muajin e kaluar.

Në takim pritet të diskutohet zbatimi i neneve të marrëveshjes bazë si dhe formimi i komisionit të përbashkët mbikëqyrës për implementimin e ujdisë.

Gjatë së hënës, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano deklaroi se presin nga Kosova dhe Serbia që të kontribuojnë në krijimin dhe ruajtjen e atmosferës së normalizimit, pajtimit dhe zbatimit të shpejtë të angazhimeve që janë marrë në fund të shkurtit në Bruksel dhe më pas në mes të marsit në Ohër./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *