TË FUNDIT

Humbi jetën pas vet-aksidentit në Deçan, Kurti i shpreh ngushëllime familjes së Bilall Hadërgjonajt

Humbi jetën pas vet-aksidentit në Deçan, Kurti i shpreh ngushëllime familjes së Bilall Hadërgjonajt

Kryeministri Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjes Hadergjonaj pas humbjes së jetës së Bilall Hadërgjonaj, i cili pas një vet-aksidenti në komunikacion, është raportuar se është goditur nga një veturë në lëvizje deri sa ishte duke kaluar rrugën.

Kurti ka shkruar në Facebook se është i tronditur nga lajmi se ka humbur jetën në një aksident komunikacioni Bilall Hadërgjonaj, ish-kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Deçan.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen Hadërgjonaj, që kanë humbur njeriun e tyre të dashur. Hadërgjonaj ka qenë një inxhinier i specializuar i bujqësisë, anëtar i Brigadës 134 të UÇK-së, kandidat për kryetar komune me subjektin tonë në zgjedhjet e vitit 2013 dhe asambleist në Komunën e Deçanit. Më pas ai mori vendimin të ndryshojë subjekt e të japë kontribut diku tjetër. Ne do të ruajmë prej tij kujtime të mira e respekt për angazhimin dhe kontributin e tij jetësor. U prehtë në paqe”, ka shkruar ai.

Përndryshe, Komuna e Deçanit ka njoftuar se në nderim të veprës së Haderxhonajt, nesër në ora 12:00, do të mbajnë akademi komemorative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *