Ilir Meta krah Sali Berishës në momentin kur sulmuesi e godet kreun e PD-së, ky ishte reagimi i tij
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është goditur me grusht në fytyrë gjatë protestës së sotme në Tiranë.
Në momentin e incidentit, Berisha po marshonte përkrah ish-presidentit shqiptar, Ilir Meta, i cili reagoi me tepër habi.
Menjëherë, agresori u neutralizua nga truprojat e Berishës dhe mbështetësit demokratë.
Protesta vijoi normalisht, me Berishën që madje mbajti fjalim disa minuta pas incidentit dhe u shpreh se “asgjë nuk na mposht”.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se sulmuesi është person me probleme mendore. Ai është identifikuar si Gert Shehu, 31 vjeç.