Gjendet vetura e Sokol Halilit, personit që dyshohet se vrau gruan e tij shtatzënë
Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë vendndodhjen e veturës të cilën dyshohet se e përdori Sokol Halili për t’u larguar nga vendngjarja pasi kreu vrasjen e gruas shtatzënë të mërkurën në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.
Vetura e tipit “Opel Astra” është gjetur në qytetin e Shtimes.
Ndërkohë, Policia ka bërë thirrje publike për ndihmë për ta arrestuan të dyshuarin.
Sokol Halili dyshohet se shtiu tre herë me armë në drejtim të gruas së tij shtatzënë, me të cilën ishte në proces të ndarjes.