Ylli i PSG-së pëson lëndim të rëndë, largohet nga fusha duke bërtitur nga dhimbjet
Paris Saint-Germaini ka marrë një lajm të keq në ndeshjen si mysafir ndaj Nice, pasi sulmuesi anësor Desire Doue është detyruar të largohet nga fusha për shkak të një lëndimi që duket serioz.
Incidenti ndodhi në minutat e fundit të pjesës së parë, pas një dueli me mbrojtësin e Nice, Melvin Diop.
Doue u rrëzua në fushë duke bërtitur nga dhimbjet dhe nuk ishte në gjendje të largohej vetë, duke pasur nevojë për ndihmën e stafit mjekësor, i cili e nxori me barelë.
Momenti ishte veçanërisht shqetësues edhe për shkak të reagimit të futbollistit francez.
Teksa po largohej nga fusha, Doue nuk arriti t’i mbante lotët, duke lënë të kuptohet se lëndimi mund të jetë serioz.
Désiré Doué is subbed off due to a knee injury — came off in a stretcher and was crying, with what looks to be likely season ending ACL injury. 😕 https://t.co/P2wztKL0E2 — PSG Report (@PSG_Report) November 21, 2026
Në vend të tij u aktivizua Ferran Torres, ndërsa PSG-ja tashmë pret rezultatet e ekzaminimeve mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.
Për momentin nuk ka një diagnozë zyrtare dhe as një afat të konfirmuar për rikthimin e tij.
Kontrollet e mëtejshme do të përcaktojnë se sa gjatë do të jetë skuadra parisiene pa një prej lojtarëve kryesorë të saj ofensivë./ Telegrafi /
