Votat me postë drejt fundit: Ja kush e dominon listën e VV-së nga diaspora
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave me postë nga diaspora, ku deri tani janë procesuar mbi 80% e tyre.
Rezultatet e deritanishme tregojnë një mbështetje të fortë për Lëvizjen Vetëvendosje!
Lëvizja Vetëvendosje, me disa nga figurat kryesore të saj që kryesojnë listën e më të votuarve.
Në krye të listës qëndron lideri i partisë, Albin Kurti me 44,554 vota, i ndjekur nga nënkryetari Glauk Konjufca me 40,634 vota. Në vendin e tretë renditet Albulena Haxhiu me 29,906 vota.
Më pas lista vijon me:
Hekuran Murati – 23,241 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 22,138 vota
Ejup Maqedonci – 18,825 vota
Xhelal Sveçla – 18,813 vota
Hajrulla Çeku – 12,982 vota
Mimoza Kusari-Lila – 11,599 vota
Andin Hoti – 11,442 vota
Avni Dehari – 10,551 vota
Arben Vitia – 9,393 vota
Shqipe Mehmeti Selimi – 7,803 vota
Osman Musliu – 7,268 vota
Alban Bajrami – 6,695 vota
Saranda Bogujevci – 6,490 vota
Nezir Kraki – 6,466 vota
Edona Llalloshi – 5,950 vota
Armend Muja – 5,815 vota
Mefail Bajqinovci – 5,624 vota
Sipas të dhënave të fundit, rezultatet janë nxjerrë nga 179 vendvotime të procesuara nga gjithsej 223, ndërsa numërimi i votave të diasporës pritet të përmbyllet plotësisht në orët dhe ditët në vijim.
