TË FUNDIT

Ushtari amerikan qorton Hegsethin dhe këshilltarët e tij te varri i ushtarit të panjohur

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe grupi që e shoqëronte janë qortuar nga një ushtar që ruan Varri i Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, të mërkurën.

Ngjarja ndodhi pas ceremonisë së vendosjes së kurorave me rastin e Ditës së Veteranëve, ndërsa Hegseth dhe grupi i tij po pozonin për një fotografi pranë memorialit.

Sipas raportimit të CBS News, partnerit amerikan të BBC-së, gjatë fotografimit dikush nga grupi qeshi, duke bërë që ushtari që ruante varrin të ndërhynte menjëherë.

“ Të gjithë vizitorët duhet të ruajnë në çdo kohë një atmosferë heshtjeje dhe respekti”, u dëgjua duke thënë ushtari, transmeton Telegrafi.

Në fotografi, para se të ndërhynte ushtari, përveç Hegsethit shiheshin edhe këshilltarët e tij Patrick Weaver dhe Tami Radabaugh, shefi i kabinetit Ricky Buria dhe bashkëshortja e sekretarit, Jennifer Hegseth.

Zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, tha se ushtari kishte vepruar në mënyrë të drejtë dhe me respekt.

“Gjatë përkujtimit të kësaj dite solemne, një ushtar u kujtoi me të drejtë dhe në mënyrë të respektueshme të gjithëve që të ruanin sjelljen e duhur”, thuhet në deklaratën e tij. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *