TË FUNDIT

Aty ku fillojnë planet e mëdha – Kompleksi Linda në Fushë Kosovë

Një ditë më e lehtë fillon me adresën e duhur.

Kur gjithçka që ju nevojitet është afër, kur keni më shumë kohë për familjen dhe një ambient ku ndiheni rehat, përditshmëria merr një tjetër kuptim. Në Bresje të Fushë Kosovës, Kompleksi Linda nga Al Trade sjell një koncept banimi ku lokacioni, cilësia e ndërtimit dhe nevojat e familjes bashkohen për një jetë më të organizuar dhe komode.

Një lokacion i mirë e bën diferencën çdo ditë. Me qasje të favorshme në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë, si dhe në autostradën dhe magjistralen Prishtinë-Pejë , Kompleksi Linda mundëson lidhje praktike me kryeqytetin dhe zonat përreth. Afërsia me shkolla, çerdhe, institucione dhe shërbime të përditshme është një tjetër përparësi për familjet që kërkojnë banesa në Fushë Kosovë, duke ruajtur njëkohësisht lidhjen me ritmin e jetës në Prishtinë.

Por një adresë e mirë është vetëm fillimi. Në Kompleksin Linda, rëndësi u është kushtuar edhe detajeve që e bëjnë jetesën më të rehatshme, nga organizimi funksional i banesave dhe ndriçimi natyral, deri te hapësirat e gjelbëruara, këndet e lojërave për fëmijë dhe hapësirat afariste. Cilësia e ndërtimit mbetet një nga prioritetet kryesore, me përdorimin e materialeve të përzgjedhura dhe standardeve bashkëkohore të ndërtimit.

Zgjedhjet e mira sot krijojnë mundësi më të mira për nesër. Qoftë për të nisur një kapitull të ri me familjen apo për të investuar në patundshmëri, Kompleksi Linda në Fushë Kosovë ofron mundësi që ia vlen t'i njihni nga afër.

Al Trade Center – Së bashku jemi të lumtur! Zbuloni banesat në dispozicion duke kontaktuar në: 0800 77 770 / 049 777 127 / 049 318 676 ose përmes www.altradecenter.com .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *