Truku me lidhëse që po pushton modën: Atletet marrin menjëherë një pamje tjetër
Lidhëset e dyfishta janë kthyer në një nga trendet më të dukshme të sezonit, duke u dhënë modeleve klasike dhe atyre të reja një pamje më moderne e të personalizuar
Trendi i lidhëseve të dyfishta në atlete ka shpërthyer në botën e modës falë një ideje të pazakontë, e cila mori hov gjatë bashkëpunimit mes New Balance dhe Miu Miu . Ky detaj i thjeshtë u dha modeleve të ulëta, elegante dhe me frymë retro një pamje krejtësisht të re.
Lidhëset e dyfishta sjellin një lloj elegance të çrregullt dhe e bëjnë edhe një palë atlete të zakonshme të duket më interesante, më moderne dhe më afër estetikës së modës së lartë.
Kombinimi i dy llojeve të ndryshme të lidhëseve – për shembull, lidhëseve të sheshta prej pambuku me ato sportive më të trasha, ose rripave prej lëkure me lidhëse tekstili – krijon më shumë dinamizëm vizual. Kështu, një palë atlete të thjeshta fitojnë një dimension të ri përmes ngjyrës, trashësisë dhe teksturës.
Ky trend nuk lidhet vetëm me atletet e vjetra. Ai mund të përdoret po aq mirë edhe te modelet e reja, sidomos te ato me dizajn minimalist ose retro, ku një palë lidhëse shtesë mund ta ndryshojë dukshëm pamjen.
Pikërisht kjo e bën trendin kaq tërheqës: pa pasur nevojë për një palë të re atletesh, mund të krijoni një efekt krejt tjetër vetëm duke shtuar një palë lidhëse në ngjyrë, material ose trashësi kontrastuese.
View this post on Instagram A post shared by BRONX SHOES (@bronxshoes)
Modelet klasike, si ato të Adidas, Samba apo stile të ngjashme retro, mund të marrin menjëherë një pamje më të personalizuar dhe më moderne. Në varësi të kombinimit, rezultati mund të jetë sportiv, elegant ose qëllimisht i çrregullt.
Sipas raporteve të modës për sezonin e vjeshtës, lidhëset e dyfishta janë renditur përkrah printit animal dhe ngjyrës kafe si një nga trendet më të dukshme, të cilin po e përqafojnë si brendet e modës masive, ashtu edhe ato luksoze.
Në galeri mund të shihni disa nga brendet dhe modelet që këtë trend e kanë çuar në një nivel tjetër.
