POLITIKATË FUNDIT

Haxhiu takon ambasadorin britanik, diskutojnë për zgjedhjet e parakohshme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu gjatë një takimi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves kanë diskutuar për procesin zgjedhor të 7 qershorit 2026.

Presidenca ka bërë të ditur se në takim u bisedua për zhvillimet e fundit politike në vend.

Me theks të veçantë në procesin zgjedhor, rëndësinë e mbarëvajtjes së tij dhe ruajtjen e stabilitetit institucional.

“U.d. Presidentja Haxhiu e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e partneritetit të afërt mes dy vendeve” – shkruan në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *