LAJME PLUS

Tronditet Kosova, sapo vdiq ylli i muzikes kosovare

Skena muzikore kosovare ka marrë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të producentit dhe artistit Ilir Osmani, i njohur në botën e muzikës me emrin artistik IlirOs.

Ai ka vdekur në moshën 55-vjeçare.

Foto: Screenshot/Instagram

Në mesin e atyre që kanë reaguar është edhe kantautori Genc Salihu, i cili ka publikuar një fotografi të IlirOs, duke e kujtuar si një prej emrave të rëndësishëm të muzikës në Kosovë.

“Një prej artistëve më të rëndësishëm muzikorë në Kosovë në dy dekadat e fundit”, ka shkruar Salihu në InstaStory.

IlirOs ishte një figurë e njohur e kulturës urbane në vend dhe një nga emrat që kontribuuan në zhvillimin e skenës muzikore, veçanërisht të hip-hopit.

Lajmi për ndarjen nga jeta ka prekur kolegët dhe adhuruesit e muzikës, të cilët e kujtojnë për kontributin që la pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *