TË FUNDIT

Tha se do të futet në Big Brother, Sheki suspendohet pas njoftimit

Pak ditë më parë, Shefqet Hoxha – Sheki konfirmoi në një intervistë për ATV se do të jetë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5.

Ai tregoi se një nga arsyet kryesore që e bindi të pranonte ofertën ishin kushtet financiare, pasi pjesëmarrësit paguhen çdo javë.

Sheki tha se vitin e kaluar ishte ftuar, por nuk ishte dakorduar me produksionin, teksa këtë vit palët gjetën gjuhën e përbashkët.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk i ka ndjekur episodet e formatit dhe nuk e di se sa gjatë do të qëndrojë në shtëpi.

Pas këtyre deklaratave, Sheki ka bërë një tjetër reagim që ka ngjallur kureshtje.

Në rrjetet sociale, ai shkroi: “Mos u mërzitni se sapo më lajmëruan që më paskan suspenduar, mu për këtë intervistë".

Kjo mbase nuk lejohet që konkurrentët t'i ndajnë detajet para nisjes së Big Brother. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *