TË FUNDIT

Të kuptojmë Soros-in, sorosizmin dhe rrezikun që na vjen prej tij!

Pas 35 viteve tranzicion të mallkuar, Shqipëria është shtet i dështuar në shumë fusha;

Nuk jemi rastësisht në gjendjen që jemi!

– Eshtë shtet i dështuar sepse jo vetëm nuk ka mundur të ketë sistem të drejtësisë por e ka shkatërruar edhe atë që ishte e prandaj krimi bën ‘pallë ariu’ duke kapur për fyti të gjithë strukturën shtetërore! Në Shqipêri ligji edhe në letër është i përdhosur se në realitet është ose mbrojtës i krimit ose inegzistent!

Nuk duhet të jesh ekspert ta konstatosh këtë!

– Është shtet i dështuar sepse shkolla dhe arsimi ka degraduar në ato nivele sa debili funksional është doktor i shkencave i prodhuar nga kioskat “universitare” që shesin diploma dhe doktoratura të printuara bukur e nxënësit, studentët e ata që kërkojnë dije kanë marrë rrugët e botës!

Nuk duhet të jesh ekspert ta konstatosh këtë!

– Është shtet i dështuar sepse nuk ofron as shërbimin minimal shëndetësor i cili është në kaos të vërtetë ku spitalet private janë shëndërruar në kioska ku zhvatin hallexhinjë dhe nevojtarët në mënyrë sistemike e të paskrupullt. Pjesa tjetër përfshi ata që kanë detyrë ta rregullojnë në rast nevojë shkojnë vetë apo i çojnë familjarët e tyre me çartera privatë në klinikat e specializuara të botës së zhvilluar ku në shumë raste aty gjejnë po mjekët shqiptarë që nuk është në gjendje t’i mbajë Shqipëria!

Shpatullat dhe humanizmi i atyre pak mjekë dhe specialistë të ndershëm nuk mund ta mbajnë në këmbë një peshë kaq të madhe e ti zgjidhin nevojat e hallexhinjeve.

Nuk është e domosdoshme të jesh ekspert ta konstatosh këtë!

….

Por, dështimin më të madh dhe fatal Shqipëria e ka me mungesën e elitave politike dhe diplomatike, elitat që duhet ti kishin zgjidhur problemet madhore që përmenda më sipër dhe që e kanë detyrë atë!

Një pjesë e madhe e të ashtquajturëve ekspertë të politikës dhe diplomacisë të shkolluar pas vitit 1990 kanë kaluar përmes shkollave dhe rrjetit helmues të Fondacionit Soros që edhe kur orvaten të japin ide apo ekspertizë ajo është e ndotur me Sorosizëm dhe ata nuk dalin dot nga korraca dhe skemat globaliste.

Soros përmes kanaleve dhe mekanizmave që i ka me shumicë e gjen mënyrën ti katapultojë ata kryesisht në partitë e majta por edhe në krahun e djathtë ku dëmi është edhe më i madh!

Ata pak ekspertë të politikës dhe diplomacisë që i kanë shpëtuar ndotjes dhe nuk kanë bërë shkollat e flamës Soros nuk lejohen të ngjisin shkallët e karrieres por me të gjitha format mbahen larg!

***

Çfarë të ardhme ka e kujt i vlen një i ri politikan, apo ekspert i diplomacisë që nuk sheh dhe dallon Sorosin dhe Sorosizmin, rrezikun më të madh që po na kanos me zhdukje dhe shfarosje?

Rreziku nuk është as paranojë as çmenduri por po na ka ardhur në prag të derës!

Kujt dreqit i vlen një diplomat dhe inspirant i politikës që nuk ka pikën e intuitës dhe kurajos politike të reagojë kur preket interesi kombëtar pa le ta mbrojë atë!

Miq!

Politikanët më të mëdhenj që kanë lënë gjurmë pozitive në historinë e njerëzimit nuk vijnë nga shkolla politike apo diplomatike!

Ronald Regan erdhi nga kinematografia!

Vaclav Havel ishte shkrimtar!

Shqiptari ynë i madh Ibrahim Rugova ishte kritik letrar dhe studiues i letrave e deri ditën që u fut në skenën e madhe të politikës nuk kishte studiuar asnjë ditë diplomaci apo bërë shkollë politike.

Politika nuk mësohet me shkolla apo mastera por është dhunti që shkolla vetëm mund ta latojë por nëse nuk e ke atë dhunti vetëm se humbet kohë kot!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *