Spalletti e konsideron Edon Zhegrovën për një vend në formacion
Edon Zhegrova mund ta nisë që nga minuta e parë ndeshjen që Juventusi do ta zhvillojë këtë të dielë përballë Cagliarit në transfertë, e vlefshme për javën e 6-të e që pritet të nisë në orën 20:45.
Në këtë duel, trajneri Luciano Spaletti mund ta konsiderojë angazhimin e sulmuesit të Kosovës, duke marrë parasysh edhe rendimentin e tij të jashtëzakonshëm që ai e ka treguar me përfaqësuesen në ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Kujtojmë këtu, asistin për golin që i dha një pikë “Dardanëve” përballë Austrisë në barazimin 1-1.
Zhegrova bën pjesë tek lojtarët që kanë impresionuar e që janë parë me sy të mirë nga trajneri italian, i cili ka krijuar një ide më të qartë mbi formacionin që do të “skicojë” pikërisht për këtë ndeshje në transfertë.
Futbollistë të tjerë që po konsiderohen janë Douglas Louiz dhe Teun Koopmeiners, të cilët dhuruan performanca tejet pozitive me Brazilin dhe respektivisht Holandën.
