Elseid Hysaj “ngre stekën” te Shqipëria
Elseid Hysaj është kthyer në figurën qendrore te Kombëtarja dhe në një aset të rëndësishëm për trajnerin Rolando Maran.
Kjo faktohet edhe nga minutazhi që ka marrë mbrojtësi në “korsinë e djathtë”, duke parakaluar edhe Lorik Canën për numër ndeshjesh, plot 103 të tilla, përfshi këtu edhe fitoren me San Marinon në “Air Albania”, 2-1.
Nëse i referohemi ndeshjeve në fushë, Hysaj qëndron në një nivel me ikona të futbollit botëror si Franc Beckenbauer, Didier Deschamps, Vedran Corluka, Michael Laundrup, Dejan Stankovic dhe Achraf Hakimi.Emra të tjerë që janë nën “lupën” e shkodranit janë Radamel Falcao, Dirk Kuyt dhe Per Mertesacker. Lehtësisht, objektiv i arritshëm që në ndeshjen e radhës që kuqezinjtë do të luajnë në “Air Albania” me Finlandën në muajin nëntor.
