Sonte përballja Kosovë – Itali
Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Italinë, në kuadër të fazës “Main Round” të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028.
Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00, ku Dardanët synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive në këtë fazë të kualifikimeve.
Kosova ka zhvilluar përgatitje intensive gjatë ditëve të fundit, ndërsa stërvitjen e fundit para kësaj përballjeje e ka mbajtur të enjten mbrëma. Lojtarët dhe stafi teknik i Kombëtares janë shprehur të gatshëm për këtë sfidë të rëndësishme, teksa kanë bërë thirrje për mbështetje maksimale nga tifozët në tribuna.
Përballja me Italinë paraqet një tjetër test të rëndësishëm për Dardanët, të cilët synojnë ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendas për të marrë një rezultat sa më të mirë para publikut të vet.
Ndeshja Kosovë – Itali zhvillohet sonte nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. /KosovaNews/
