TË FUNDIT

Si iu vu emri “2 Korriku” – si ndodhi e gjithë ngjarja në vitet e ’90-ta?

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Shaban Baholli, drejtor i përgjithshëm i 2 Korrikut, i cili rrëfeu për rrugëtimin e tij mbi pesëdekadësh me këtë klub, nga fillimet si futbollist në vitin 1971 e deri te përgjegjësitë drejtuese që mban sot. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Baholli, në fillim të podcastit, ka treguar se si erdhi deri te momenti kur klubit iu vendos emri 2 Korriku.

“Pas deklaratës së 2 Korrikut, ne jemi mbledhur te bashkësia lokale. Deshëm ta mbanim mbledhjen aty, por nuk na lanë të hynim brenda. Ishte oborri aty në lagjen tonë dhe jemi ulur në oborrin e bashkësisë lokale”, ka rrëfyer Baholli.

“Ka qenë Nysret Morina, i ndjerë, dhe po i harroj disa emra të tjerë. Ka qenë edhe dr. Bashkim Islami, i cili ishte pjesë e grupit kur ia ndërruam emrin klubit, si dhe disa lojtarë tanë. Normalisht, isha edhe unë, vëllai im Rexhep Baholli dhe Baki Berisha, si sekretar”, ka treguar ai.

“Kur jemi mbledhur aty, kemi thënë se do t’ia ndërrojmë emrin. E kemi menduar emrin ‘2 Korriku’, pasi ishte data 26 korrik, pra pas 26 ditësh”, ka thënë Baholli, ndër të tjera.

Episodin e plotë me Shaban Bahollin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *