TË FUNDIT

Partneriteti me SHBA-të në fushën e mbrojtjes, Maqedonci publikon pamje nga punëtoria M2M

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë sot se punëtoria Vjetore M2M në Kosovë rikonfirmoi fuqinë e partneritetit tonë në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rolin e rëndësishëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Maqedonci në një postim në Facebook ka publikuar pamje nga kjo punëtori.

“Punëtoria Vjetore M2M në Kosovë rikonfirmoi fuqinë e partneritetit tonë në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rolin e rëndësishëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Së bashku, po ndërtojmë një Forcë më të aftë, profesionale, moderne dhe të ndërveprueshme me partnerët tanë. Fokusi ynë mbetet i qartë: t’i shndërrojmë planet e përbashkëta në veprime konkrete dhe ta avancojmë partneritetin tonë në një nivel të ri”, shkruan Maqedonci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *