TË FUNDIT

Shqiptari që po mahnit Gjermaninë: Gruda shkatërron Holandën me gol dhe dy asistime!

Futbollisti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, ka zhvilluar një paraqitje fantastike në fitoren e thellë të Gjermanisë ndaj Holandës, me rezultat 5:0.

Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e fundit të Grupit 2 në Ligën A të Kombeve, Gruda ishte një nga protagonistët kryesorë të suksesit gjerman, duke shënuar një gol dhe duke regjistruar dy asistime.

Gjermania kaloi në epërsi në minutën e 41-të me golin e Derry Scherhant, ndërsa Florian Wirtz dyfishoi rezultatin në minutën e 60-të.

Në minutën e 65-të, Gruda asistoi për Nico Schlotterbeck, i cili shënoi me kokë për 3:0. Vetëm gjashtë minuta më vonë, shqiptari dhuroi edhe asistimin e dytë, duke i mundësuar Florian Wirtzit të realizonte golin e katërt.

Në minutën e 77-të, Gruda vulosi paraqitjen e tij të shkëlqyer me golin e pestë të Gjermanisë, duke përfituar nga topi i kthyer pas goditjes së Derry Scherhantit.

Kështu, futbollisti shqiptar vazhdon të mahnitë me paraqitjet e tij në fanellën e Gjermanisë. Pas golit në fitoren 3:1 ndaj Serbisë, ai shkëlqeu edhe kundër Holandës, duke regjistruar në dy ndeshjet e para me kombëtaren gjermane dy gola dhe dy asistime.

Gjermania e mbylli këtë fazë të garës në vendin e parë të grupit, me 11 pikë, aq sa Holanda dhe Greqia. Paraqitja e Brajan Grudës konfirmon talentin e madh të futbollistit me origjinë shqiptare, i cili po lë gjurmë në futbollin evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *