Behrami fton diasporën në Hagë, Nexhmije Gjema shpërthen: Tash po ju vyn diaspora?
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, u ka bërë thirrje pjesëtarëve të diasporës që më 16 shtator të mblidhen në Hagë.
Ndaj kësaj thirrjeje ka reaguar analistja Nexhmije Gjema, e cila ka kritikuar opozitën për qasjen ndaj diasporës
Gjema ka thënë se ata që, sipas saj, më herët e kanë fyer dhe përbuzur mërgatën, tani po kërkojnë mbështetjen e saj.
Ajo ka kërkuar që fillimisht t’i kërkohet falje diasporës, duke e cilësuar këtë qasje si të motivuar nga interesi.
Postimi i saj:
𝐓𝐀𝐒𝐇 𝐏𝐎 𝐉𝐔 𝐕𝐘𝐍 𝐃𝐈𝐀𝐒𝐏𝐎𝐑𝐀?
Sa t’pa ftyrë!
Paramendo…
Deri dje, nuk latë gja pa ba tuj e fye, e poshtru mërgatën tonë:
i përbuzët, i bullizut, shkuet aq larg sa u munojshi edhe me ua kontestu të drejtën me folë për Kosovën, se lene ma me votu e me vendosë për vendlindje t’vet.
E sot?
THIRRJE:
“𝐃𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫𝐞̈, 𝐦𝐞̈ 𝟏𝟔 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫, 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐇𝐚𝐠𝐞̈!”
A po a? 😏
Po ty o Artan Behrami (e plotë vetave si ti), tu pat çky gërklani tuj e sha diasporën?!
Tash diaspora përmenjiher na u ba e mirë.
Tash diaspora na u ba e nevojshme.
Tash diaspora na u ba patriote (sipas jush).
Tash: diasporë hajde se po na vyn!
Jo bre. Pak ma kadale…
Kërkoni falje maspari diasporës,
mushnu men njiherë e përgjithmonë,
se veq po e kuptoni që s’ka jetë pa diasporën.
E masnej boni thirrje.
I ka hongër k’to fore moti diaspora me ju.
Kjo quhet interes.
