Shqiptarët e Kosovës janë popull heroik, patriot, demokratë dhe inteligjentë
Që shqiptarët e Kosovës janë shpirti dhe zemra e shqiptarizmit, që janë popull heroik,patriot,demokrat dhe inteligjent këtë e ka vertetuar e argumentuar historia, pasi shqiptarët e Kosovës dhe Kosova kanë qenë në anën e duhut të historisë.
Mjafton të përmendim disa fakte historike si: Janë dardanët, paraardhësit e shqiptarëve të Kosovës ata të cilët i bënë ballë në antikitetin e lashtë hordhive romake e bizantine, janë dardanët ata që në Mesjetë nuk u mpodhtën dhe nuk u asaimiluan nga barbarët sllavë dhe as nga kryqtarët latinë e gjermanikë që plackitën Konstandinopojën dhe trojet e Ilirikut; ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit ajo e cila i parapriu Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe ia imponoi Europës të njohë ekzistencën e Kombit shqiptar; ishin Kryengritjet në Kosovë ato që sollen shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë nga Turqia dhe nga kryqtarët ortodoksë shovinistë e genocidistë serbë, malazez e grekë;është qëndresa 150 vjecare e popullit të Kosovës kundër asimilimit dhe genocidit serb; është Kosova ajo që ka mbrojtur shtetin shqiptar londinëz kundër Mbretërisë serbe dhe regjimit komunist jugosllav që gjithnjë kanë synuar asgjësimin edhe të Shqipërisë; ishte qëndresa mbinjerëzore e shqiptarëve të Kosovës që mundësoi faktin që sot kemi shtetin e dytë shqiptar, atë të Kosovës.Shqiptarët e Kosovës kanë meritën e madhe se ata masivisht mbështetën përpjekjet paqësore të Rugovës për Pavarësi dhe shtetësi; po kështu në momentin e madh historik shqiptarët e Kosovës mbështetën Luftën Çlirimtare të UÇK-së për liri që coi në clirimin e Kosovës.
Dhe sot shqiptarët e Kosovës kanë meritën e madhe se pavarësisht se është shtet i ri , ata përmbushin dhe realizojnë zgjedhje të lira, demokratike dhe të pamanipuluara sic është demokracia në shtetet perendimore. Po kështu populli i Kosovës edhe sot është në anën e duhur të demokracisë, të shtetit ligjor dhe të luftës kundër korrupsionit dhe në ndëshkimin demokratik të politikës dhe të politikanëve të korruptruar, mashtrues, hajdutë, të mashtrimeve,të tradhtisë publike dhe të spekulantëve me shtetin,ligjin,demokracinë dhe e pushtetin.
Cilido popull tjetër të kishte qenë nuk do t’i kishte shpëtuar asimilimit përballë pushtuesve barbarë sllavo-serbë të cilët për nga krimet, vrasjet,djegieve plackitjeve dhe dëbimeve në fundin e shek.19 dhe gjatë shekullit 20-të ua kanë kaluar edhe atyre të kryqëzatave mesjetare.
