OPINIONTË FUNDIT

Kosova ime, Dardani, mos u dorëzo kurrë, zemër, sikurse nuk je dorëzuar shekuj me radhë!

Pavarësisht pengesave masive, uraganeve shkatërruese dhe mijëra vrasjeve, ndarjeve, uzurpimeve e shkeljeve nga çfarëdo shpute tradhtare mbi trojet tona shekullore iliro-dardane, të lutem edhe kësaj radhe, vendlindja ime e shtrenjtë, ndonëse nga mërgimi i largët, por me mendjen e shpirtin tim gjithmonë te ti e me ty, sepse ndjenjën, dhimbjen e dashurinë për Mëmëdheun vetëm debilët e naivët e matin dhe e vlerësojnë me “metrazhin” e tyre idiot.

Andaj, pavarësisht qoftë nga afër apo nga larg, kujdesi, respekti, mbrojtja dhe dashuria për vendlindjen është dhe duhet të jetë si aorta (arteria më e madhe e gjakut, e pasur me oksigjen, e cila transporton gjakun në tërë trupin e njeriut).

Pra, të gjitha këto peripeci dhe vlera “furnizuese”, të cilat vendin tonë të shenjtë – tokën tonë, Kosovë Dardani – përpos të gjitha sfidave, ia forcojnë këmbënguljen drejt qëllimeve dhe realizimeve në çdo aspekt të progresit të shtetformimit, qoftë ai progres qëllimisht i penguar apo i ngadalësuar nga shumë ego-profitera, persona të zhanrit politik opozitar, të cilëve në bebëzat e syve vazhdimisht u shkëlqejnë shenjat $ dhe €.

Atyre që përparimin, zhvillimin dhe civilizimin e mëtejshëm të vendlindjes sonë e matin vetëm me “kutin” (njësi matëse në shprehje popullore), rurale e primitive të “urisë” së tyre karrieriste-financiare, dhe atë me çdo çmim – qoftë edhe tradhtar – por gjithnjë i bazuar në satisfaksionin dhe vetëkënaqësinë e tyre, duke murmuritur skaj më qoshe, siç thotë fjala popullore:

— “Kuuu, i lumi unë bre, po kaq shumë para qysh kam unë tash, s’ka pasë as babë e as babagjysh i imi! E sa për vendlindje, s’është ka më nin hiq, e as nuk jam ka lodhna bile! Punë e madhe!”

Në të njëjtën kohë, shumica prej tyre janë manipulatorë të korruptuar, gënjeshtarë, shpifës e tradhtarë, dhe prej dekadash hajna të rrymës për minierim të kriptomonedhave (Bitcoin).

Minierimi është një proces digjital i decentralizuar, në të cilin kompjuterët në të gjithë botën zgjidhin probleme komplekse llogaritëse për të validuar transaksionet dhe për të siguruar rrjetin, i cili nuk kontrollohet nga bankat.

Po ashtu, është një proces që kërkon fuqi të jashtëzakonshme llogaritëse dhe konsumon shumë energji elektrike. (Shih konsumimin, vjedhjen dhe keqpërdorimin e energjisë elektrike për 25 vjet me radhë në veri të qytetit të shtetit tonë, Kosovë Dardani – Mitrovicë, aty ku dikur, deri para 5 viteve, “vëllaznim-bashkimi” alla “Boro e Ramizi” i qeveritarëve me radojçiqët e kohës e kanë shkatërruar ekonominë e vendit.)

Andaj, nisur nga ky fakt se aktorët (jo të gjithë) aktualë opozitarë (maj 2026) nuk kanë më mundësi shitjeje, faljeje apo rrokadash territoresh të Kosovës sonë sikur ta kishin “mall të babës”, janë çartur e tërbuar, duke dalë totalisht jashtë kontrollit.

P.S.
Lakmia tradhtare e solli Kosovën tonë, Dardaninë, në greminë e thyerjes së qafës si në ujëvarat e Niagarës, por me besimin e madh te Zoti duhet të kemi shpresë te populli ynë – natyrisht tek populli me gjak të pastër shqiptar – dhe më datën 07.06.2026, e diel, vendi t’i themi:

— “ME TY E PËR TY NË JUG, LINDJE, PERËNDIM E VERI”

Rroftë shteti ynë, vendlindja ime e shtrenjtë – KOSOVË DARDANI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *