OPINIONTË FUNDIT

“Serbia nuk është kukull e Rusisë”, por Rama duket se është kukull e Serbisë!

Ndoqa intervistën e Vuçiç dhënë Rory Stuart & Alastair Campbell në Beograd!

Dua të ju kujtoj lexuesve të këtij shkrimi që Alastair Campbell ka qene zëdhënës (spin-doktor) i Toni Blair kur ky i fundit ka qenë kryeminister dhe po ashtu këshilltar i jashtëm i Kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Disa përfundime dolën lehtësisht nga intervista;

1 – Ai vazhdon viktimizimin të cilin e ka bërë në vazhdimësi që kur është shfaqur në skenën politike serbe.

2 – Letra e përbashkët e Vuçiç-Rama dërguar Bashkimit Europian tregoi edhe njëherë qëllimin e tij për të pranuar një atashim në BE që merr investime të barabarta por pa të drejte vetoje që arrin dy qëllime;

– a) Shmangien e artikullit 35 të anëtarësimit që fal të drejtën e VETOS në BE në këmbim të mos njohjes së Kosovës!

– b) Përmes këtij blloku lindor të dorës së dytë të BE-se të realizojë atë me të cilin dështuan përmes Ballkanit të Hapur pra Neojugosllavinë e re por kësaj radhe me aminin dhe financimin e Bashkimit Europian.

Vuçiç ashtu siç e dinim na konfirmoi edhe njëherë se Ballkani i Hapur ishte ide e tij.

Qoftë Ballkani i Hapur qoftë NeoJugosllavia e re BE-iste kanë qëllim kryesor absorbimin e Kosovës dhe të gjitha vendeve të Ballkanit përfshirë edhe Shqipërinë brenda Serbisë.

Ajo që është tronditëse dhe duhet të ngrejë alarmin tek çdo shqiptar është se bashkēpunëtor i Vuçiçit në këtë projekt serbomadh e thellesisht antishqiptar është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.

3 – Vuçiç nuk e fshehu synimin e tij për të aplikuar rrokadën “Putin-Medvedev” në Serbi pra për tu bërë kryeministër i Serbisë me një president kukull pas mbarimit të mandatit aktual!

4 – Vuçiçin gjatë gjithë intervistës e shoqeroi dashuria e tij për Edi Ramën emrin e të cilit e përmendi me shumë ndjesi pozitive disa here herë gjatë intervistës së tij.

Ai nuk foli asnjë sekondë për familjen e tij por dukshëm i shkëlqente fytyra kur përmendte emrin e Edi Ramës!

Jo vetëm politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë jua rekomandoj fort këtë intervistë por ajo vlen për të gjithë shqiptarët për të kuptuar se ku është mpleksur kryeministri i Shqipërisë e pse ai e ka bërë lesh e li klasën politike të Kosovës e në veçanti opozitën e saj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *