TË FUNDIT

Shiroka-Pula kërkon mbështetjen e Hungarisë për integrimin evropian dhe fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Dux, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit, Shiroka-Pula vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme hungareze që nga periudha e luftës, gjatë procesit të shtetndërtimit dhe në përpjekjet për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës.

Ajo theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Hungarisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe për avancimin e procesit të integrimit evropian dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Një tjetër temë e diskutuar ishte bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Shiroka-Pula potencoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim Ekonomik dhe mbajtjen e takimit të ardhshëm të Komisionit të Përbashkët Ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *