Shkak minutazha e ulët, Albion Rrahmani drejt largimit nga Venezia
Sulmuesi Albion Rrahmani pritet që në janar të bëhet me skuadër të re, pasi nuk ka arritur të lërë gjurmë te klubi i Serie A, Venezia.
Sulmuesi 26-vjeçar nuk ka pasur shumë minuta që kur iu bashkua Venezias, duke regjistruar vetëm tetë paraqitje në kampionat, me gjithsej 130 minuta të luajtura dhe pa shënuar asnjë gol.
Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Nicolo Schira, Venezia ka nisur të kërkojë një tjetër qendërsulmues dhe tashmë ka pyetur për mundësinë e transferimit të Artem Dovbykut, i cili aktualisht po kalon një periudhë të vështirë te Bologna, ku është i huazuar nga Roma.
Për sulmuesin ukrainas ka interesim edhe nga Valencia, ndërsa të dy klubet preferojnë ta transferojnë atë në formë huazimi, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.
#Valencia and #Venezia have asked info for #Bologna’s striker Artem #Dovbyk, who can leave Rossoblù in January to return to #ASRoma to be sold to another club. Valencia and Venezia are interested in him for a loan with the option to buy. #transfers — Nicolò Schira (@NicoSchira) November 17, 2026
Kjo lëvizje mund ta komplikojë edhe më shumë situatën e Rrahmanit, i cili do të përballej me konkurrencë shtesë për një vend në formacion.
Venezia, pas rikthimit në Serie A, synon të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit italian, por aktualisht gjendet në pozitën e parafundit në tabelë.
Problemet më të mëdha të skuadrës janë në fazën ofensive, pasi me vetëm tetë gola të shënuar është ekipi me sulmin më të dobët në kampionat. /Telegrafi/
