POLITIKATË FUNDIT

Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit për Bekim Sejdiun

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit nuk janë respektuar, duke e lidhur këtë situatë me, siç tha ai, mungesën e veprimeve konkrete për zgjedhjen e presidentit.

Hamza, në një prononcim para mediave, kritikoi mungesën e një marrëveshjeje politike për presidentin, duke thënë se që nga 7 gushti e deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret dhe serioz për këtë çështje.

“Deklarata politike! Jam mirënjohës dhe i falënderoj të gjithë deputetët që kanë votuar pro deklaratës për UÇK-në. Unë konsideroj që nuk duhet që veç PDK-ja me folë për një luftë të drejtë të imponuar për liri dhe pavarësi” , tha Hamza.

Duke folur për deklaratën e Kuvendit lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, Hamza tha se ajo nuk duhet të shihet si një çështje për përfitime politike.

Sipas tij, ligji duhet të mundësojë që proceset në Hagë të zhvillohen në mënyrë të drejtë.

“Ligji kërkon dhe do drejtësi për njerëzit që janë në këtë proces. Nuk janë ata atje për veprimet e tyre të pasluftës, nuk janë si pjesëtarë apo udhëheqës të ndonjë subjekti politik. Janë si pjesë më e ndritshme e historisë sonë, as për trafikim organesh, as për asgjë tjetër ”, deklaroi Hamza.

Ai theksoi se qëllimi i ndryshimeve ligjore është t’u krijohet mundësia Dhomave të Specializuara që të prodhojnë rezultate të drejta.

Hamza paralajmëroi gjithashtu se, nëse ligji nuk miratohet në të dy leximet dhe vendi shkon në zgjedhje, procesi do të kthehet në pikën fillestare.

“Nëse ligji nuk aprovohet në të dy leximet, përfundimisht nuk prodhon efekt juridik. Po që se nuk finalizohet ligji dhe vendi shkon në zgjedhje, ai kthehet në pikën fillestare. Mundem me numëru hapa sa duash. Mundemi me numëru se unë kam taku të gjitha partitë politike për këtë ligj; asnjë përfitim nuk e kemi marrë”, tha ai.

Në fund, kreu i PDK-së kritikoi lidhjen e procesit për miratimin e këtij ligji me zgjedhjen e presidentit, duke vlerësuar se nuk është e nevojshme të vendosen kushte të tilla mes dy çështjeve.

Hamza kërkoi që çështja e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të trajtohet veçmas nga procesi politik për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *