TË FUNDIT

Rrahen dy persona në veri të Mitrovicës, rasti po hetohet

Pas një mosmarrëveshje dy persona janë sulmuar fizikisht nga disa të tjerë.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 00:15 në rrugën “Ivo Llolla Ribar”, në veri të Mitrovicës.

Ndërkaq, siç thuhet në raport rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje dy viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *